Dallimi i madh mes futbollit shqiptar dhe serb në Tregun e Transferimeve

Dallimi i madh mes futbollit shqiptar dhe serb në Tregun e Transferimeve

Ndërsa Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar ekipe kombëtare bazuar në punën e madh që bëhen në akademitë e klubeve të ndryshme evropiane, serbët kanë tjetër mënyrë funksionimi, shkruan Periskopi.

Shumica dërrmuese e futbollistëve serbë janë formuar në akademitë serbe, më të rëndësishmet ajo e Crvena Zvezdës dhe ajo e Partizanit. Nemanja Matiq që luan në Manchester United është prodhuar në Serbi te Kosice dhe disa akademi tjera përfshirë Partizanin. Pastaj Adem Ljajiq po te Partizani. Aleksandër Mitroviq te Partizani, Branislav Ivanoviq te Sremi e kështu me radhë.

Deri më tash, nga futbolli shqiptar është shitur Kristal Abazaj drejt Anderlechtit në Belgjikë, për 675 mijë funte. Ky mund të konsiderohet një sukses i madh për futbollin shqiptar. Është shitur edhe Sindrit Guri drejt Oostendes për 639 mijë ndërkohë që Sabien Lilaj ka shkuar falas në ligën e Azerbaixhanit. Kaq.

Nga futbolli serb u nxorrën disa superlojtarë tjerë. Uros Raçiq kaloi nga Crvena Zvezda te Valencia për 2 milionë euro. Ai është veç 20 vjeç. Tinejxheri Dushan Vlahoviq kaloi në Fiorentinë nga Partizani, dhe klubi beogradas do t’i përfitojë 1 milion e gjysmë nga kjo shitje.

Është shitur edhe Luka Adziq drejt Anderlechtit, ndërkohë që shumë futbollistë të tjerë kanë kaluar në skuadra tjera. Për shembull, Ivan Lakiqeviq ka kaluar në Serie A te Genoa dhe shumë raste tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: