Dallku kritikon ashpër Bunjakin: A nuk paska mbet portiera shqiptar a? (Foto)
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë Armend Dallku ka kriktuar ashpër menaxherin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakin, shkruan IndeksOnline.
Bunjaki mori një vendim interesant gjatë ndeshjes me Turqinë duke e larguar nga loja të lënduarin Samir Ujkani dhe duke inkuadruar në lojë portierin rezervë atë boshnjak Nurkovic.
Menjëherë ka reaguar Dallku i cili ia parashton një pyetje se a ka mbet ndonjë shqiptar a po jo?
“A nuk po ka portiera shqiptar, apo vec Nurkovic me mbrojt marrja e zotit”, ka shkruar kapiteni i Prishtinës.
Kosova u mposht me rezultat të thellë 4 me 1 kundër Turqisë në “Loro Boriqi” të Shkodrës.



