Dallku kritikon Pannucin: 7 gola për dy ndeshje janë shumë

Dallku kritikon Pannucin: 7 gola për dy ndeshje janë shumë

Armend Dallku, ish-mbrojtës i Vorsklas në Ukrainë, por dhe i përfaqësueses Shqiptare, komentoi për mediat ukrainase ndeshjen e humbur dje me shifrat 4-1.
“Çelësi për suksesin e ekipit të Ukrainës është se skuadra ka kohë bashkë. Tek Shqipëria shumë lojtarë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin”, tha fillimisht Dallku.

“Shumë prej tyre nuk kishin përvojë. 7 gola në dy ndeshje janë shumë. Futbollistët në Kombëtare duhet të luajnë për të shfaqur më të mirën. Është e qartë se sezoni që lamë pas nuk ka qenë më i miri për ta, por kjo nuk shërben si justifikim” – deklaroi Dallku

 

Shpërndaje në: