Dani Alves 32 trofe, vetëm dy lojtarë në rruzullin tokësor kanë fituar më shumë (Foto)
Dani Alves ka fituar deri më tani plotë 32 trofe në karrierën e tij me klube. Futbollisti brazilian ishte protagonist dhe mbrëmë ndaj Lazios duke shënuar një gol spektakolar, por dhe duke shtuar numrin e trofeve si lojtarë profesionist.
Ai është lojtari i tretë që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit, vetëm dy në këtë planet kanë arritur që të ngrenë më shumë trofe se ai, raporton Albeu.
32-vjeçari ka fituar 32 trofe në karrierë, po aq sa Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që para tij mbeten Ryan Giggs me 35 dhe Maxuell me 36 trofe të fituar.



