Dani Alves fut në sherr ish-portierin e njohur me vajzën (Foto)

Dani Alves fut në sherr ish-portierin e njohur me vajzën (Foto)

Dashuria për futbollin ka krijuar një incident të vogël në familjen e ish-portierit të Perusë, Leao Butron. Lajmi ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale, sepse në qendër të vëmendjes ishte mbrojtësi i Juventusit, Daniel Alves.

E bija e ish-portierit, Daniela ka shkruar një status: Të shohësh Dani Alveshi, të bëhet dita e lumtur!

Mirëpo, këtë gjë e ka parë menjëherë babai i saj, i cili i është kundërpërgjigjur: Mendoja se ishe në universitet dhe po merreshe me studimet, ndërsa ti merresh me futboll, shkruan Panorama Sport.

 

Nuk mungoi as përgjigjja e vajzës, e cila thotë se po studionte disa video të Juventusit për të parë se si mund të luajë në finale kundër Realit. Kjo përgjigje e ka “zbutur” të atin, i cili ishte tifoz i këtyre të fundit. Megjithatë, “lufta” vazhdon në finale.

Shpërndaje në: