Dani Alves: Jam si Conor McGregor
Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves refuzon që t’i lavdoj kundërshtarët e tij para se të luajë kundër tyre.
Braziliani pranon ta quaj Cristiano Ronaldon ‘fenomen’ tani, por jo para se të luajë ndaj tij.
“Unë jam si Conor McGregor. Para se të shkoj në betejë, nuk do të them se ai është fenomen. Është pjesë e lojës”, tha Alves për AS, transmeton Periskopi.
Alves ende konsideron se ish kolegu i tij në Camp Nou, Leo Messi është futbollisti më i mirë në planet, por e di se Ronaldo ka një talent special. /Periskopi



