Dani Alves jashtë Kupës së Botës
Mbrojtësi brazilian ka lënduar gjurin në finalen e Kupës së Francës.
Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillim të Botërori, , ka ardhur një lajm aspak i mirë për kombëtaren braziliane të futbollit.
Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Dani Alves nuk do të jetë pjesë e Seleçaos, për shkak të një lëndimi.
35-vjeçari u lëndua në finalen e Kupës së Francës mes PSG-së dhe Les Herbiers, ndërsa gjatë ditës së sotme iu nënshtrua analizave në prani të mjekëve të kombëtares braziliane.
Konstatimi i tyre ishte që Dani Alves ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, çka e bën të pamundur rikuperimin e tij për ndeshjet e Kupës së Botës.
Duhet cekur se ky do të kishte qenë Botërori i fundit për Alves, pasi ai pritet të pensionohet nga kombëtarja braziliane.



