Dardan Berisha, përformancë fenomenale në Champions League
Dardan Berisha ka shënuar 17 pikë, 5 kërcime dhe ka rrëmbyer 2 topa me ekipën e tij në Champions League Basketball. Me këtë performancë, Berisha ka ndihmuar Nymburk të fitoj ndeshjen e tretë me radhë në këtë garë.
Pjesën e parë të takimit, CEZ Nymburk e mbylli me 12 pikë epërsi ndaj rivalit Stelmet Enea Zielona Gora. Lojtarët e Nymburk hyrën të qetë në pjesën e dytë të ndeshjes duke ruajtur epërsinë e krijuar deri në fund të takimit. Përkundër paraqitjes shumë të mirë të Dardan Berishës, më i dalluari i këtij dueli ishte amerikani Kendrick Ray (21 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime).
CEZ Nymburk ka regjistruar fitoren e 10-të në fazën e grupeve të Champions League Basketball, duke barazuar bilancin e përgjithshem me Besiktas Sompo Japan.



