Dardan Sejdiu: Shteti s’është parti, e as buxheti s’është bankë për blerje votash

Dardan Sejdiu: Shteti s’është parti, e as buxheti s’është bankë për blerje votash

Dardan Sejdiu ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të qeverisë Kurti, pas ndarjes së 100 eurove për studentë vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

“Shteti s’është parti, e as buxheti s’është bankë për financimin e blerjes së votave për zgjedhje. Kur një qeveri në detyrë dërgon mesazhe ‘nga ZKM’ tri ditë para balotazhit e shpërndan para publike për vota, ajo s’po qeveris, por po e përdor shtetin si pronë partiake. Kjo s’është as zgjuarsi politike, as kujdes social, kjo është manipulim i pastër! Kjo është mënyra si rrënohet ky vend, ngadalë, përmes abuzimeve që duken të vogla. Është koha me e refuzu këtë politikë që të sheh vetëm si votë, e jo si qytetar. Mos u pajtoni me këtë sjellje, mos e normalizoni!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit të qeverisë për ndarjen e 100 eurove për secilin student, shoqëruar me mesazhe nga Zyra e Kryeministrit, vetëm pak ditë para balotazhit.

Kryeziu: Po përdor shtetin si mjet elektoral vetëm tre ditë para zgjedhjeve

 

Shpërndaje në: