Dardanët gati për ndeshjet e nëntorit
Kombëtarja e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, raporton Periskopi.
Seanca e parë stërvitore u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda. Në këtë seancë morën pjesë 10 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit qëndroi në hotel për rigjenerim pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Dardanët nisin përgatitjet për dy sfidat e nëntorit 💪⚽️🇽🇰
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj 🇸🇮 Sllovenisë dhe 🇨🇭 Zvicrës.
Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë.
📅 Sllovenia – Kosova, e shtunë, 15 nëntor
📍 Lubjanë
📅 Kosova – Zvicra, e martë, 18 nëntor
📍 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Forca Kosova!
#Kosova #Dardanët #FFKKosova



