Dasma e Xhensilës dhe Besit përmes fotografive

Dasma e Xhensilës dhe Besit përmes fotografive

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë së tyre.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sonte (e premte) në një ceremoni me shumë të ftuar, në Pallatin Mbretëror në Tiranë, shkruan Telegrafi.

Ata dhanë betimin e tyre se nuk do ndahen për asnjë moment nga njëri-tjetri, do jenë pranë në të gjitha sfidat e jetës, në të mirë e në të keq.

Xhensila mori vëmendjen e gjithë të pranishmëve, teksa u shfaq plot shkëlqim në vellon e bardhë, të punuar bukur dhe me detaje enkas për të.

Jo më pak vezullues dukej edhe dhëndri i mbrëmjes, aktori i njohur i humroti Bes Kallaku, i cili edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, nuk i la anash batutat.

Shumë personazhe VIP ishin pjesë e ceremonisë martesore të çiftit, ndër ta emra të njohur të skenës si: Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Greta dhe Eni Koçi, Lori Hoxha, Samanta Karavella, Capital T, Sinan Hoxha, Rezarta Shkurta etj.

Për muzikën gjatë kësaj mbrëmje, është kujdesur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Shpërndaje në: