Dasma mbretërore nuk është ‘drama’ e fundit, Markle planifikon të bëhet presidente SHBA’së
Kush do ta mendonte vite më parë se Princi Harry do të martohej me një aktore të serive televizive Suits? Por, duket se Dasma Mbretërore është vetëm fillimi i një drame të madhe anglo-amerikane, shkruan Daily Mail.
Meghan Markle u ka thënë disa të afërmëve të saj se ambiciet e saj përfundimtare janë që të garojë për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Meghan ia ka thënë këto fjalë një miku të afërt të saj, në kohën kur vetëm ishte duke u takuar me Princin Harry.
‘Meghan e kishte të qartë ambicien e saj që të bëhej president një ditë”, ka thënë burimi për DM, transmeton Periskopi.
Meghan është ende qytetare me nënshtetësi amerikane pasiqë procesi për të marrë shtetësinë britanike do të merr kohë prej të paktën tri vjetësh./Periskopi/





