Dasmë në ‘pikë’ kufitare: Çifti e njihte një patrullë kufitare, martohet me të ftuar andej dhe këndej kufirit

Dasmë në ‘pikë’ kufitare: Çifti e njihte një patrullë kufitare, martohet me të ftuar andej dhe këndej kufirit

Kur masat kundër pandemisë ua vështirësuan hyrjen në ShBA prindërve të një nuse kanadeze, ajo mori një vendim të pazakontë – e mbajti dasmën në kufi.

Karen Mahoney dhe bashkëshorti i saj i ri, Brian Ray, i thanë televizionit CNN se u takuan 35 vite më parë, kur më në fund u fejuan në mars. Thonë se i bashkoi dashuria për skijimin. Por Mahoney tha se është vetëm një gjë që ka rëndësi për të: t’i ketë prindërit dhe gjyshen 96-vjeçare në dasmë.

“Ajo është e vetmja që ende jeton nga gjyshërit, prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua që ajo të ishte aty për ta shikuar ditën më të lumtur të jetës sime”, tha nusja.

“Pjesa më e rëndësishme e ditës për ne ishte kur ia dhamë premtimin njëri-tjetrit dhe deshëm që prindërit e mi e gjyshja ime të ishin dëshmitarë në këtë rast”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime për udhëtimet me Kanadanë që nga fillimi i pandemisë dhe ua ka zgjatur afatin këtyre masave disa herë. Udhëtimi përmes ajrit është i lejuar, por prindërit e nuses nuk deshën të rrezikonin, sidomos duke e marrë parasysh moshën e gjyshes, transmeton Expressi.

Mahoney tha se çifti ka një mik që punon në patrullën kufitare, i cili më parë i kishte ndihmuar për të organizuar takim me familjen në kufi, përfshirë rastin kur Ray ia kishte kërkuar dorën e së bijës babait të saj. Prandaj, ata kërkuan ndihmë përsëri nga miku.

Ai ua shpjegoi rregullat, përfshirë kushtet që të qëndrojnë në territoret përkatëse dhe të mos shkëmbejnë asgjë me njëri-tjetrin dhe e informoi patrullën për atë që do të ndodhte, nëse pjesëtarët tjerë do ta vërenin në kamerat e sigurisë.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Shpërndaje në: