Dasmë pas dy ditësh? Getoari sapo çmendi rrjetin me këtë foto
Prej kohësh tashmë është përfolur për dasmën e moderatores simpatike Marina Vjollca dhe të dashurit të saj, reperit Getoar Selimi.
Prej afro dy vitesh në një lidhje ata vendosën që këtë vit të celebrohen zyrtarisht.
Pak javë më parë ‘Prive’ shkruajti se dasma e tyre do të ishte sipas traditave shqiptare dhe se do të mbahej në muajin shtator.
Por, reperi i njohur i ka habitur sot të gjithë e njëkohësisht duke i bërë ata konfuz.
Ai ka publikuar një foto me një trëndafil në dorë e të tjerë përtokë, në një ambjent që duket të jetë gjatë përgatitjes së dekorimit të një dasme.
Të jetë dasma këtë javë apo thjesht po eksperimentojnë me dekorin më të bukur të mundshëm?
Diçka është e sigurt, mijëra fansat e dyshes me zor po presin fotot e para të dasmës.




