Dastid Pallaska kërkon vëmendje të Madhe, pretendon se Shpend Ahmeti e sheh konkurrent
Sipas Indeksonline, këtë vendim e ka marrë ditë më parë.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Pallaskës, ndryshe që gjatë ditës mediumit të lartpërmendur nuk i është lajmëruar, raporton Periskopi
Ai i jep të drejtën vetes të vlerësoj punën e Shpend Ahmetit, thotë se shkrimi se Pallaska do kandidohet për kryetar është i porositur nga vet Ahmeti dhe vlerëson se ky i fundit ka interesim për planeti politike të Pallaskës, interesim të cilin e quan jo të shëndetshëm.
Reagimi i plotë:
Në përmbyllje të një viti të “suksesshëm” të qeverisjes në Prishtinë, sot Shpend Ahmeti paska gjetur kohë me shërby si burim anonim i një “lajmi” se unë do të garoj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e radhës për Kryetar të Komunës së Prishtinës.
Përkundër përpjekjes për tu fshehur pas anonimitetit, autorësia e Shpendit zbulohet nga përpjekja e tij që vetën ta paraqet si viktimë në versionin e parë të po këtij artikulli ku thuhej se kandidatura ime ka për qëllim dëmtimin e tij.
E kam vështirë ta besoj që Shpendi ka ra në nivel kaq të ulët edhe pse konfirmimin se ai është porositësi i “lajmit” tanimë e kam nga burime të sigurta.
Më duhet ta pranoj se interesimi i Shpendit për planet e mija politike – për të cilin jam njoftuar edhe më parë – nuk po më duket i shëndetshëm. Po të ishte interesim miqësor, e di që do të më kontaktonte direkt sepse njihemi prej shkollës së mesme./ Periskopi



