Daut Haradinaj: Kosovën e fortë dhe të respektuar mes aleatëve e ndërtojmë vetëm të bashkuar

Daut Haradinaj: Kosovën e fortë dhe të respektuar mes aleatëve e ndërtojmë vetëm të bashkuar

Daut Haradinaj përmes një videomesazhi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se është koha për t’i dhënë vendit drejtimin që i duhet.

“Në një kohë sfidash për vendin, Kosovën e fortë, të unifikuar nga brenda dhe të respektuar mes aleatëve tanë, mund ta ndërtojmë vetëm duke qëndruar krah për krah,” ka theksuar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët, duke nënvizuar se vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në: