Daut Haradinaj kujton daljen e parë të UÇK’së: Në kryefestën e trefishtë kemi mungesën e Mujë Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe festës së trefishtë kombëtare, Daut Haradinaj ka nderuar figurën e dëshmorit Mujë Krasniqi, duke theksuar se mungesa e tij mbetet e madhe për vendin dhe kombin, shkruan Periskopi.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka shprehur gjithashtu mbështetje për Rexhep Selimin, për të cilin tha se po përballet me padrejtësi.
“Lavdi Mujë Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve ndër shekuj. Liri çlirimtarëve!”, ka deklaruar ai.



