Daut Haradinaj: Kur e shohim mërgatën të bashkuar fitoret i kemi të garantuara
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka vlerësuar lart rolin dhe përkushtimin e mërgatës shqiptare, duke theksuar lidhjen e fortë dhe të pandashme me atdheun.
Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se takimet e fundit të mërgatës, të organizuara nga degët e Aleancës në diasporë, dëshmojnë angazhimin serioz, përgjegjësinë dhe shpresën e madhe për të ardhmen e Kosovës.
“Disa nga takimet e mërgatës sonë kohëve të fundit, të organizuara nga degët tona të Aleancës atje, dëshmojnë lidhjen e pathyeshme me atdheun. Ata takohen e diskutojnë për shtëpinë e vet gjithmonë, por tash më shumë se kurrë, me vëmendje të lartë, përgjegjësi dhe shpresë të madhe për të ardhmen…”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Disa nga takimet e mërgatës sonë kohëve të fundit, të organizuara nga degët tona të Aleancës atje, dëshmojnë lidhjen e pathyeshme me atdheun. Ata takohen e diskutojnë për shtëpinë e vet gjithmonë, por tash më shumë se kurrë, me vëmendje të lartë, përgjegjësi dhe shpresë të madhe për të ardhmen. Ky angazhim i sinqertë na bind se, kur ju shohim kështu të bashkuar rreth së njëjtës ide, fitoret i kemi të garantuara.
Kosovën e kemi shtëpi të përbashkët, krah jush, me besimin dhe përkrahjen tuaj, Kosovën do ta kthejmë në rrugën e duhur, në rrugën e dinjitetit, zhvillimit dhe shpresës.
Faleminderit që nuk na u ndatë kurrë, në asnjë kohë. Prania, zëri dhe përkushtimi juaj kanë qenë dhe mbeten forcë e pazëvendësueshme për ne dhe për Kosovën.



