Daut Haradinaj për Mervete Maksutajn: Kosova të falënderon heroinë
Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se gratë jo vetëm që lindën e rritën trima, por edhe u rreshtuan me clirimtarët tjerë.
Një e tillë është edhe Merete Maksutaj.
Haradinaj tha se Maksutaj ishte një grua e rrallë, e frymëzues.
Postimi i plotë:
Gratë e Kosovës janë tregim i jashtëzakonshëm. Ato, jo vetëm që lindën e rritën trima e trimëresha, por edhe u rreshtuan në krah dhe barabartësisht me çlirimtarët tjerë. Nuk hezituan në asnjë moment, gjatë gjithë historisë, të mbajnë rol kyç e të shumëfishtë në përpjekjet për liri. E tillë ishte edhe Mervete Maksutaj, një grua e rrallë, një heroinë, një rol model e frymëzuese për të tjerët, që u zgjuan nga gjaku i saj i dhënë për liri.
Kosova të falënderon, trimëreshë!



