David Beckham i blenë ishull privat Victorias për 20 vjetorin e martesës (Foto)

David Beckham i blenë ishull privat Victorias për 20 vjetorin e martesës (Foto)
David Beckham po planifikon të shënojë 20 vjetorin e martesës në mënyrë romantike me gruan e tij Victorian duke blerë një ishull privat, sipas raportimeve.

Ish-futbollisti 42 vjeçar dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girl 43-vjeçarja Victoria Beckham u lidhën në vitin 1999, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

DailyStar ka raportuar se Beckham po planifikon të blejë një ishull privat për 7 milionë dollarë për të shënuar takimin e parë njëzet vite më parë.

Thuhet se sot Beckham do të ia mësyjë njërit nga tre ishujt e njohur, por duket se zemrën e ka vendosur në Ishujt e jugut Berry në Nassau.

“Davidi donte t’i jepte asaj një dhuratë për të shënuar dy dekada së bashku që kur ata filluan të takoheshin, një vend privat ku mund të relaksohen plotësisht,” tha një burim për DailyStar. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: