David Luiz harxhoi 1 milion euro, u bëri dhuratë për ndër të titullit bashkëlojtarëve (Foto)
David Luiz i ka harxhuar plot një milion euro për tu bërë dhurata bashkëlojtarëve, trajnerit Antonio Conte dhe pronarit Roman Abramovich që për të është unike, për nderë të titullit të fituar javë më parë.
Kompania Senturion, i ka prodhuar këto varëse duarsh për nder të kampionëve, pasi nuk merret me këtë punë.
Sa i përket dhuratës për Abramovich, lojtari i ka dhuruar një gurë meteori të vjetër 4.9 miliardë vjet të vjetër, më i vjetër se toka.
Senturion, prodhojnë koleksione unike dhe çdo seri e tyre është e limituar.
Liuz që luajti këtë vit me sistemin me tre mbrojtës, varëset i ka bërë me ari 18 karat dhe diamant të zi 198.
Edhe Alonso i lumtur me dhuratën
Në çdo varëse e ka shkruar “Zoti është i madh. DL”.
Çdo varëse që e prodhon Senturion kushton nga 38 mijë funte e lartë, ndërsa dhurata për Abramovich, ka kushtuar gjashtë herë më shumë.
Mbishkrimi i David Luiz
Për këtë ka folur drejtori i komunikimit të kompanisë Senturion.
“Është një gjest shumë bujar nga David për shokët e skuadrës. Ai i ka bërë 30 copa të tilla”.
Edhe Drogba kishte bërë njëjtë
Edhe Drogba kishte dhuruar unaza në vlerë 800 mijë funte për bashkëlojtarët kur e fituan Ligën e Kampionëve.








