De Biasi: Fitore historike për Shqipërinë
Më në fund i buzëqeshur. Pas suksesit me Rumaninë, Gianni De Biasi nuk zhvlerësoi asnjë nga momentet e kaluara në 4 vjet në krye të stolit kuqezi, edhe pse është i vetëdijshëm se fitorja në Lion ishte një rezultat historik.
“Ishte mbrëmja më e bukur e turneut. Gjatë këtyre katër viteve të fundit, kemi kaluar ditë mjaft të bukura. Regjistruam një fitore historike për Shqipërinë, që do të kujtohet nga të gjithë.”
De Biasi vlerësoi sjelljen e skuadrës në fushë, kur duhej të mbronte rezultatin. Kombëtarja shfaqi një freski fizike dhe psikololgjike si ajo që mungoi ndaj francezëve.



