De Biasi ‘ia pa sherrin’ këtij njeriu (Foto)
“Corriere Dello Sport” ka zbuluar se është Marcelo Lippi, që u emërua drejtor teknik i kombëtares axurre, personi që votoi kundër trajnerit kuqezi.
Gazeta italiane dhe “Sky Sport” mbrëmë evidentuan se një marrëveshje mes De Biasit dhe FIGC ishte arritur, në fakt, në sajë të një takimi ndërmjet trajnerit kuqezi dhe drejtuesve të federatës italiane.
Në maj 2016 federata vendosi të emërojë Marcelo Lippin si drejtor teknik dhe papritmas ndryshoi diçka. Miqësia me Venturën kanë bërë që ai të kthehej në një nga sponsorët kryesorë të emërimit të Venturës, duke vendosur veton kundër De Biasit.




