De Biasi kërcënon Spanjën dhe Italinë

De Biasi kërcënon Spanjën dhe Italinë

Kombëtarja Shqiptare renditet e para në grup, para skuadrave të mëdha si Spanja dhe Italia.

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se me skuadrën e tij do të bëjnë gjithçka që t’ia vështirësojnë punët Spanjës dhe Italisë.

“Nuk na kërkohet të shkojmë patjetër në Kupën e Botës, por ne do të tentojmë njësoj si në kualifikimet për Europianin. Në jetë kurrë mos thuaj kurrë, do të bëjmë gjithçka për t’ia vështirësuar jetën Spanjës dhe Italisë”, deklaroi De Biasi.

Shqipëria pret nesër mbrëma Spanjën në Loro Boriçi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: