De Biasi: Ky yll i Kombëtares do të bëhet kapiten nëse sillet mirë
Strategu italian është shprehur se mes tij dhe mbrojtësit nuk ka asnjë problem, dhe se kjo është thjesht një budallallëk.
Ai po ashtu tregoi pse Agolli mori shiritin e kapitenit dhe jo Mavraj.
“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha De Biasi për Top Channel.



