De Biasi: Nuk e lë Shqipërinë
Anglia u eleminua mbrëmë nga Islanda. Pas disfatës Roy Hodgson ka dhënë dorëheqje nga pankina e “tre luanëve”.
Si zëvendësim është përmendur trajneri i shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani nuk e ka ndërmend t’i braktisë Kuqezinjtë.
“Në kontratën time me FSHF-në ekziston një klauzolë që më lejon ta prish atë, por tani e kam të vështirë nga ana emocionale ta lë Shqipërinë”, tha De Biasi.



