De Biasi i pasigurtë rreth të ardhmes, a do të largohet nga Kombëtarja Shqiptare?
Trajneri italian është shprehur se për këtë gjë duhet folur më parë me Dukën.
“A do të jem fundvitin e ardhshëm trajner i Shqipërisë? Varet nëse jam i lirë dhe kam kohë të kaloj këtu. Përndryshe, do të thotë që do të jem ende këtu duke drejtuar Kombëtaren”.
Por kam parë që trajnerit të Gjermanisë ia rinovuan kontratën për 4 vite. Ne nuk kemi arritur objektivat, ndaj vazhdojmë me kontratën e vjetër. Jemi të qetë kështu. A do ta rinovoja kontratën? Këtë pyetje duhet të ma bëjë Armand Duka”, u shpreh ai në intervistë për Super Sport.
Më pas strategu italian komentoi dhe zërat që e shoqëruan për të marrë drejtimin e Italisë dhe Anglisë.
“Federata ishte e interesuar, por kishte problemin që isha i lidhur me Shqipërinë, nuk dëshironte për çështje respekti të prishte punë. Por e di që isha shumë afër pankinës ku tani gjendet Ventura. Por gjërat tani janë kështu, nuk kanë shumë rëndësi ato të kaluarat”.



