De Biasi rikthehet në Shqipëri, çfarë do të ndodh?

De Biasi rikthehet në Shqipëri, çfarë do të ndodh?
Gianni De Biasi lajmëroi largimin nga stoli i kombëtares pak ditë më parë, duke zyrtarizuar kështu ndërprerjen e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit pas gati 6 vitesh.
FSHF-ja do të organizojë të shtunën më 24 qershor ceremoninë e mbylljes së kontratës me trajnerin italian.

Ceremonia e cila përkon një ditë para zgjedhjeve në vendin tonë do të zhvillohet në orën 19:00 te hotel “Plazza”.

Të ftuar në këtë ceremoni do të jenë edhe zyrtarë të FSHF-së dhe përfaqësues të medias, por edhe të klubeve shqiptare.

Shpërndaje në: