De Biasi: Tifozët tanë duan vetëm një Kombëtare
Italiani e tha këtë për të përditshmen spanjolle AS.
“Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan që Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë Kosova është Shqipëri”, deklaroi De Biasi.
“Kështu që tani ata kanë dy zgjedhje, edhe pse motoja e tyre është ‘një komb një kombëtare’. Lojtarët kosovarë të cilët janë me ne nuk duan të ndryshojnë ekipin”, shtoi De Biasi. /Periskopi.com



