De Biassi: Mund të isha trajner i Italisë
Tekniku i kombëtares shqiptare është shprehur se pas Antonio Contes, ai ishte një ndër favoritët për t’u bërë trajner i Italisë.
Conte u largua nga ”Azzurrët” pas Kampionatit Evropian Euro 2016, ndërsa De Biasi është lidhur shpesh nga mediat me Kombëtaren Italiane.
“Presidenti i federatës së Futbollit Italian (FIGC), Carlo Tavecchio më tregoi para disa ditësh se unë mund të isha një trajner i Italisë tashmë, por ata vendosën ta marrin Venturan para meje, i cili po bën një punë të mrekullueshme”, zbuloi tekniku italian. /Periskopi.com/



