De Biazi: Dorëheqja e vështirë, në Tiranë kam përjetuar kënaqësi
Pas dorëheqjes nga Shqipëria, Gianni De Biassi ka folur për mediat italiane ku ka përshkruar ndjesitë e tij, duke folur edhe për vizionin e tij për të ardhmen.
Ish-trajneri i kombëtares kuqezi ka folur edhe për çështjen e portierit të Milanit,Donnarumma, sikurse dhe për risinë e aplikuar së fundmi, VAR, moviola në fushë, pa lënë pa përmendur edhe ish-ekipin e tij, Udineze.
Profesor, si e shihni të ardhmen tuaj larg Shqipërisë?
Ndodhem në një moment reflektimi… Nuk është e lehtë të japësh dorëheqjen… Sidomos për një italian, që nuk e jep dorëheqjen edhe kur ja kërkojnë atë! Por di që kam përmbyllur një cikël.
Kam përfituar kënaqësi të papërshkrueshme, të shëtisja nëpër Tiranë do të thoshte të krahasoheshe me një personazh që kishte shndërruar ujin në verë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend.
Gjithsesi, të lësh zemrën dhe ndjenjat që të vendosin nuk çon në zgjedhje racionale. Isha vetëm një centimetër larg përfaqësueses italiane… Fatkeqësi, sepse ka shumë të rinj interesantë.



