De Gea i vë kusht të çuditshëm Unitedit për të qëndruar

De Gea i vë kusht të çuditshëm Unitedit për të qëndruar

David de Gea është i hapur të qëndroj tek Manchester United, nëse klubi i ofron një kontratë pesë-vjeçare dhe të paguhet 350 mijë funte në javë, aq sa përfiton Alexis Sanchez.

De Gea e përforcoi reputacionin e tij si portieri më i mirë në botë pas disa pritjeve fantastike që bëri ndaj Young Boys, ndeshjen të cilën United e fitoi me rezultat minimal të martën, transmeton Periskopi.

Por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur, duke rritur spekulimet se 28-vjeçari mund të largohet drejt Paris Saint-Germain apo Juventusit.

David de Gea is open to staying at Man United but only if he can match Alexis Sanchez's wage

Kuptohet që De Gea i mban dyert e hapura për qëndrim në Old Trafford dhe United nuk ka hequr dorë  që ta bindë atë për të nënshkruar një kontratë tjetër afatgjate.

Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme, ndërsa nga 1 janari De Gea mund të fillojë bisedimet me klubet tjera. Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ në mënyrë automatike do zgjasin kontratën e tij edhe për 12 muaj të tjerë, derisa të pajtohen për një marrëveshje të re.

Kërkesat e portierit spanjoll janë të qarta, të paguhet sa Alexis Sanchez dhe të ketë marrëveshje pesë-vjeçare me United. /Periskopi/

Shpërndaje në: