De Gea ka disa fjalë për Mourinhon
David De Gea i ka dalë në mbrojtje trajnerit Jose Mourinho, duke thënë se sezoni i keq i Manchester United është për shkak të formës së lojtarëve.
‘Djajtë e Kuq’ kanë kaluar nëpër një situatë të vështirë, teksa edhe ndeshjen e fundit barazuan ndaj Southampton, duke bërë që të jenë në pozitën e tetë në tabelë aktualisht, përcjell Periskopi.
United sonte luan edhe ndaj Arsenal, ndërsa De Gea ka folur për situatën në kampin e kuq.

”Ai është trajneri. Duhet të jemi të bashkuar. Lojtarët, shtabi teknik dhe trajneri. Ne duhet të jemi të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të jemi të bashkuar”, tha De Gea për Mourinhon.
”Mund të ketë shumë kritika ndaj trajnerit, por ata që dalin në fushë janë lojtarët, ata që shënojnë golat janë lojtarët dhe ne duhet të mendojmë për atë që çfarë mund të bëjmë për t’u përmirësuar”, u shpreh gardiani spanjoll. /Periskopi




