De Gea ‘kërkah hiq’, tifozët nuk e duan te Spanja

De Gea ‘kërkah hiq’, tifozët nuk e duan te Spanja

David De Gea me shumë gjasa në ndeshjet e radhës për Spanjën pritet ta humbas pozitën e titullarit. Portieri i Manchester United po zhgënjen me paraqitjet e tij që një kohë për Spanjën.

Tre golat e pranuar mbrëmë ndaj Kroacisë dhe forma vazhdimisht e luhatshme kanë bërë që De Gea pas disa viteve ta humbas pozitën e titullarit në përfaqësuese.

Një sondazh i hapur në gazetën spanjolle, AS, ka treguar se De Gea e ka humbur besimin edhe tek tifozët.

Nga katër alternativa, De Gea është më së paku i preferuar nga tifozët.

Luis Enrique raportohet se do t’i jap shansin Kepas në ndeshjet e radhës për Spanjën./Periskopi/

Shpërndaje në: