De Gea largohet nga United, do bëhet porteri më i shtrenjtë
David De Gea do të bëhet portieri më i paguar në botë duke u bashkuar me Paris St-Germain në verë, kur kontrata e tij me Manchester United skadon.
28 vjeçari po refuzon nënshkrimin e një marrëveshjeje të re, me dijeninë që PSG do t’i ofroj atij 300,000 funte në javë, transferim që mund të ndodhë duke shitur Neymarin në Real Madrid, për shkak të Fair Play Financiar, dhe duke ndërtuar ekipin e tyre ekskluzivisht rreth Kylian Mbappe, përcjell Periskopi.
Portieri spanjoll mund të vendosë të fitojë rreth 15.5 milion funte në vit nga paga me gjigantët francezë, duke fituar edhe mbi 60 milionë funte nëse ai do të nënshkruante një kontratë katërvjeçare me Paris.

Të humbësh një portieri si De Gea do ishte një katastrofë për Jose Mourinhon, i cili vazhdon të zhgënjej me përformanca pas barazimit pa gola ndaj Crystal Palace.
De Gea konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë. Ai pati një fillimi të zymtë kur u bashkua me Unitedin në vitin 2011, por gjithçka ndryshoi dhe ai fitoi Premier Ligën, FA Cup, League Cup dhe Europa League.
Ëndrra e De Geas për t’u transferuar tek Real Madrid nuk ndodhi në vitin 2015, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë shpresë të luaj në Santiago Bernabeu, për shkak të transferimit të Thibaut Courtois. /Periskopi/



