Debat në Kuvend/ Musliu i drejtohet Deharit: Nëse të ka mbet vetëm pak moral njerëzor, i fundit ia ndal fjalën

Debat në Kuvend/ Musliu i drejtohet Deharit: Nëse të ka mbet vetëm pak moral njerëzor, i fundit ia ndal fjalën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në seancës e 51 të konstituimit të Kuvendit të Kosovës i ka bërë një lutje kryesuesit të seancës konstituive.

“I bëjë lutje zotëri Deharit nëse të ka mbet vetëm pak moral njerëzor”, tha ajo, raporton Periskopi.

I menihershëm ka qenë reagimi i Deharit duke kërkuar nga regjia e Kuvendit që t’i ndërpritet fjala deputetës së PDK-së.

“Regjia ia ndali mikrofonin nuk ka nevojë për debat. Rregullorja e precezon sakt se debat në seancën konstituive nuk ka. Vetëm propozim. Jo që ia ndaloj dikujt unë. Por rregullorja ia ndalon ”, tha ai.

Deputetja sërish ka kërkuar nga Dehari të përmbahet.

“Nëse ki vetëm pak moral dhe integritet njerëzor të lutem përmbaju”, tha ajo.

Kryesuesi i seancës sërish kërkoj që t’i ndërpritet fjala deputetes së PDK-së.

“Regjia të lutëm ia ndalin mikrofonin se përzëri po keqpërdoret foltorja”, tha Dehari./Periskopi/

Shpërndaje në: