Debate në KQZ për buxhetin: VV-ja nuk interesohet për integritetin e votimit, kërkon që diasporës të mos iu dërgohen fletëvotimet me postë

Debate në KQZ për buxhetin: VV-ja nuk interesohet për integritetin e votimit, kërkon që diasporës të mos iu dërgohen fletëvotimet me postë

Planifikimi i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka ngjallur debat në Komisionin Qendror të Zgjedhejeve.

Gjithçka filloi pas prezantimit të shumës së buxhetit të planifikuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve në shumën e 7.8 milionë euorove.

Por, me këtë planifikim buxhetor nuk janë pajuar anëtarët e ish-opozitës, pasi që konsideruan se në këtë buxhet nuk është planifikuar që votuesve jashtë Kosovës t’iu dërgohen fletëvotimet përmes postës, ashtu siç kërkohet me rregulloren zgjedhore të KQZ-së për votimin jashtë Kosovës.

Kundër zbatimit të këtij neni ka dalë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, me arsyetimin se për shkak të afateve të shkurtëra këto fletëvotime mund të mos shkojnë te votuesit.

Më këtë nuk janë pajtuar anëtarët e tjerë në KQZ, pasi që sipas tyre, kjo rregullore garanton integritetin e votimit të diasporës që të mos cenohet nga ndonjë manipulim i mundshëm siç ka pasur ankesa në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Vetëvendosje ishte një nga partitë që kishte paraqitur ankesa për votimin e diasporës me 9 shkurt.

Kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës sot, për tu diskutuar në komisonet profesionale të KQZ.

Shpërndaje në: