Deçan: Djali dyshohet se e sulmoi babain me sëpatë, Prokuroria jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan, ku djali dyshohet se e ka goditur me sëpatë babin e tij, shkruan Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka komfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai.
Ndërsa Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
I njëjti shtoi se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Prokurorja e Krimeve të Rëna ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Nikçi për Express.



