Deçan: Nxënësi 11 vjeçar sulmohet nga një burrë, arrestohet i dyshuari
Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dranoc të Deçanit, derisa motivet ende nuk dihen.
Rasti u konfirmua nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Është identifikuar personi i dyshuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
I mituri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe komuniteti.



