Deda- Vetëvendosjes: Nëse e doni vërtetë Kosovën, ndërrojeni Albulena Haxhiun
Analisiti politik Ilir Deda ka thënë në Rubikon të Klan Kosova se nëse Lëvizja Vetëvendosje e do vërtetë Kosovën, duhet ta ndërroj emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Sipas tij, sjelljet e deputetëve të VV-së janë të papranueshme.
“Mua më është gërrditur vetja të flas për ngërçin politik, po më vjen mundim se lërë më ta shoh çdo 48 orë”, deklaroi ai.
Deda tha se duke i parë sjelljet e deputetëve të VV-së “më vie të bërtas “zgjedhje të reja sa më shpejt”.
Ndër të tjera ai theksoi se nëse përnjëmend partia e parë e do Kosovën, ta ndërrojë Albulena Haxhiun.



