Defoe bën tatto ‘engjëllin’ e tij, Bradley
Një nga tregimet më të bukura dhe në të njëjtën kohë më të vështira që na ka lënë futbolli.
Miqësia midis Defoe dhe Bradley pushtoi gjithë botën. Ylli i Bournemouth krijoi një miqësi të madhe me djalin dhe e shoqëroi atë në momentet më të këqija të tij.
Kur Bradley vdiq nga kanceri, ai ishte shumë i prekur, madje u pa duke qarë në ndeshje, përveç në konferencë për medie.
Tani, ai ka gjetur një mënyrë për ta nderuar atë.
“Kjo diçka shumë e rëndësishme, që e kisha menduar që një kohë. Nuk më intereson se çfarë mund të më ndodh, thjesht mund ta shikoj këtë dhe të marrë vetën pak”, deklaroi ai në videon e lëshuar nga klubi i tij.
A permanent reminder of a special friendship. ❤️@IAmJermainDefoe // @Bradleysfight pic.twitter.com/aOy2uDgUIH
— AFC Bournemouth ? (@afcbournemouth) October 18, 2018



