Deklarata befasuese e yllit të Juventus: “Pija cigare dhe jam tifoz i Arsenal”

Deklarata befasuese e yllit të Juventus: “Pija cigare dhe jam tifoz i Arsenal”

Pasi dështoi në objektivin e tij personal për të shkëlqyer dhe qëndruar në Londrën veriore, portieri i përfaqësueses së Polonisë, ka rilindur dhe po shkëlqen këtë sezon si gardian i portës së Juventus, pas largimit të legjendarit Gianluigi Buffon.

Pikërisht në këtë moment të tij pozitiv, Szczesny ka rrëfyer sekrete në lidhje me aventurën e tij te Arsenal, madje duke mos fshehur as ndonjë incident, sikurse në një rast kur u kap duke pirë duhan në dhomat e zhveshjes për ndeshjen ndaj Southampton.

Një veprim, për të cilin trajneri i tij i asaj kohe te Arsenal, Arsene Wenger, mori vendimin që të përjashtonte nga formacioni titullar i “Topçinjve”.

“Ndjehem si një djalosh normal. Më parë pija duhan. Nuk mund të bëj ndonjë gjë për atë. U ndëshkova nga Arsene. Kam shumë respekt për atë, por për shkak se ndodhi në të njëjtën kohë kur humba edhe vendin tim si titullar, u teprua pak. Isha vetëm 20 vjeç kur nisa të luaj në Premier League. Mbase psikologjikisht nuk isha ende i përgatitur, dhe kjo më bëri që të krijoja një reputacion të keq”.

”Por më pas rritesh, piqesh. Tani jam bashkëshort dhe baba, ndaj jeta ndryshon pak. Dëshiroja të isha futbollist i Arsenal për të gjithë karrierën time. Është klubi që dashuroj dhe për të cilin vazhdoj të bëj tifo”, rrëfeu Szczesny./Periskopi/

Shpërndaje në: