Deklaratë nga Dardanët pas përçarjeve të fundit në këtë grup tifozësh

Deklaratë nga Dardanët pas përçarjeve të fundit në këtë grup tifozësh

Ata me anë të një postimi në Facebook, kanë deklaruar se grupi i ‘Dardanëve’ nuk përbëhet nga tifo grupet e qyteteve, por nga qytetarë të Kosovës, nga të gjitha qytetet.

Komunikatë për media:

Më 15 shtator 2016 është formuar kryesia e tifo-grupit “Dardanët” nga përfaqsues të qyteteve si Prishtina , Mitrovica , Gjilani , Podujeva , Skënderaji , Peja , Ferizaji , Drenasi .

Andaj në të gjitha qytetet e Kosovës e gjithashtu në Evropë kemi përfqsues që marrim vendime për idetë e koreografit që së fundmi disa tifo-grupeve nga Kosova ju paskan penguar.

Rreth koreografise që në media bëri bujë kaq të madhe , ne e qartsuam idenë rreth saj kush dëshiron ta kuptoj mirë , e kush jo ka për qëllim vetëm përqarje mes popujve.

Kryesinë e tifo-grupit “Dardanët” e përbëjnë persona të caktuar në qytete , që janë tifozë , persona familjar , persona me ndikim , që i’a dojnë të mirën vendit , gjithashtu jo tifozë huligan .

Andaj dëshirojmë t’qartosjmë që tifogrupe brenda Dardanëve nuk ka. Në gjdo ndeshje ne përfaqsohemi si “Dardanët” e jo si Skifterë ose Intelektual që paskan treguar largimin nga tifo-grupi Dardanët . Ne do ti qëndrojmë gjdo herë mbrapa Kosovës , dhe do të përkahim gjithë jetën ,sepse sukseset do vijnë shpejt. Për fat të keq gjysma e ktij vendi vetëm në suksese ofron përkrahje .

Kosova është shtet i pavarur nga viti 2008 , ka institucionet e saj , ka kufijtë e saj , ka një himn , ka një flamur , që ne deshtëm apo jo duhet ti respektojmë.

Me respekt,

Kryesia e Dardanëve

Shpërndaje në: