Shpend Ahmeti shpreh përkrahjen e tij për FC Prishtinën para debutimit të saj në Europa Ligë

Shpend Ahmeti shpreh përkrahjen e tij për FC Prishtinën para debutimit të saj në Europa Ligë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur përkrahjen e tij për klubin FC Prishtina, e cila sonte do të debutojë në garat evropiane të UEFA-s.

Ahmeti shfrytëzoi profilin e tij në Facebook, për t’i uruar sukses skuadrës së futbollit.

Ai shkroi: “Sot Klubi ynë i Futbollit Prishtina shënon një pikë të re në historinë e Klubit. Pjesëmarrja në Europa League është padyshim ngjarje historike për kryeqytetin tonë. Sonte drejt fitores! Forca Prishtina, Forca Plisat!”

Prishtina do të ndeshet me klubin suedez, IFK Norrkoeping me fillim nga ora 20:00.

Shpërndaje në: