Deklaroi publikisht se dëshiron të jetë në liste – LDK e lë jashtë liste Agim Veliun

Deklaroi publikisht se dëshiron të jetë në liste – LDK e lë jashtë liste Agim Veliun

Tashmë Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit.

 

 

Sipas burimeve të Indeksonline të propozuar janë Ekrem Hyseni, Arjeta Saliu Abazi, Qendrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi, transmeton Periskopi.

Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nënshkruar marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe AKR-në.

Shpërndaje në: