Del lista: Ja kush do këndojë në netët LIVE të “Kënga Magjike”

Del lista: Ja kush do këndojë në netët LIVE të “Kënga Magjike”

Këtë të diel është mbyllur prezantimi i këngëve pjesëmarrëse me 5 artistët e fundit nga kategoria “Të kualifikuarit” dhe pas tyre, produksioni ka publikuar të gjithë këngëtarët që do të shkojnë në Pallatin e Kongreseve.

Të dielën e kaluar, producenti Ardit Gjebrea së bashku me jurinë e të rinjve, konfirmuan emrat e 16 të rinjve pjesëmarrës në dy netët gjysmëfinale. Më tej, votat e kolegëve këngëtarë dhe ato të jurisë së përbërë nga Juliana Pasha, Olti Curri, Uliks Krajka, Dj Sardi dhe Venera Lumani do të vendosin se cilët prej të rinjve do të këndojnë në finalen e së shtunës, më 10 dhjetor, shkruan revista Class.

Ndërkohë, për kategorinë e të kualifikuarve, votimi nuk do të ndryshojë duke ndjekur të njëjtën mënyrë si të gjitha vitet e tjera. Artistët pjesëmarrës votojnë për njëri-tjetrin me pikë duke zgjedhur këngën e tyre të preferuar.

Produksioni ka publikuar edhe listën e plotë të këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në dy netët gjysmëfinale në Pallatin e Kongreseve, të mërkurën dhe të enjten, më 7 dhe 8 dhjetor.

Këngëtarët pjesëmarrës te natës së parë të “Kënga Magjike 2016”

TIRI

ELSON BRAHA

GERTA ft. JOHN VAN RIDE

LYNX

VOLTAN PRODANI

ERA RUSI

DEVIS XHERAHU

ALBAN RAMOSAJ

ERANDA LIBOHOVA & XHESI KANANI

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

SEI ft. BLLEDI

MARKEL

MISHELA RRAPO

ANISA SMAJLAJ

SELINA PRELAJ

DAVID

FLORIAN NAZIFI

ARDITA TUSHA & ARMELA TUSHA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

B2N

ELGIT DODA

BERKAN

ROZANA RADI

MARIZA IKONOMI

ARILENA ARA

SONI MALAJ

Këngëtarët pjesëmarrës te natës se dyte te “Kënga Magjike 2016”

KELLY

FRANC KORUNI

ALAR BAND & KLEA

AUREL THELLIMI

VALON SHEHU

ANXHELA PERISTERI

MANUEL MOSCATI

ELIZA HOXHA

ERIK LLOSHI

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

JOAN MEZINI

J GASHI

XHEI SARA

HIT MAN & ROLLA

FESTINA MEJZINI

ALGERT SALA

VJOSA SELMANI

ELIONA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

KUJTIM PRODANI

ROSELA GJYLBEGU

FLAKA KRELANI

TUNA

ENDRI & STEFI PRIFTI

ARTIOLA TOSKA ft. BRUNO

Shpërndaje në: