Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, bëri shaka me Luka Modrićin pas fitores 1-0 të Milanit ndaj Interit të dielën: “Me restorantet dhe ushqimin italian, mund të luash deri në moshën 50-vjeçare.”

Modrić ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 1-0 të Milanit ndaj rivalit të qytetit.

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Del Piero, e komentoi ndeshjen si analist për “CBS Sports” dhe i tha me humor kroatit:

“Ishte përsëri e mrekullueshme të të shihja duke luajtur. Urime edhe një here. Me restorantet dhe ushqimin italian mund të luash deri në 50 vjeç. Cilësia e ushqimit tonë është fantastike, nuk e di nëse je dakord”, tha ai.

Fitorja e “Rossonerëve” i lë ata në vendin e dytë në renditje, ende shtatë pikë prapa rivalëve të qytetit.

Modrić theksoi se nëse skuadra do të kishte performuar më mirë në “ndeshjet e vogla”, do të ishte shumë më afër tyre në tabelë.

Në fakt, Milani ka humbur vetëm dy herë në Serie A këtë sezon, ndërsa Interi ka pësuar pesë humbje.

Megjithatë, zikaltërit kanë vetëm një barazim, krahasuar me nëntë barazime që ka Milani.

Interi ka fituar 22 nga 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa rivalët e tyre të qytetit kanë grumbulluar 17 fitore.

Shpërndaje në: