Del Piero: Real Madrid e meritoi titullin e Ligës së Kampionëve

Del Piero: Real Madrid e meritoi titullin e Ligës së Kampionëve

Legjenda italiane Alesandro Del Piero, ka deklaruar se Real Madrid ishte skuadër më e mirë se Juventusi.

Real Madrid e mposhti Juventusin me rezultat bindës (1-4) në finalen e Ligës së Kampionëve, për titullin e 12-të.

Sipas Del Pieros, Reali e meritoi për shkak se kanë futbollistin më të mirë në botë, Cristinao Ronaldo.

“Real Madrid kanë në skuadër lojtarin më të mirë në botë dhe kanë qenë mirë të përgatitur për këtë arritje. Ata ishin në gjendje ta kenë qetësinë në lojë, që nuk e kanë të tjerët”, ka deklaruar Alessandro Del Piero. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: