Del raporti mjeko-ligjor, mësohet shkaku i vdekjes së Adelajdës

Del raporti mjeko-ligjor, mësohet shkaku i vdekjes së Adelajdës

Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani, mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër.

Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës, shkruan panorama.

Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës.

 

Shpërndaje në: