Del se s’ka problem për yllin e Real Madridit
Testet mjekësore kanë treguar se ai mund të shërohet edhe me mbrojtësen që ka në gisht.
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, do të shmangë operimin e gishtit të tij të vogël, pasi testet mjekësore kanë treguar se dëmtimi mund të shërohet edhe me mbrojtësen që ai ka në gisht.
Francezi ka lënduar gishtin lojën e Realit kundër Real Betisit më 13 janar, në fund të pjesës së parë pas një përplasjeje me Marc Bartra.

Diagnoza e parë ka qenë se ai ka pësuar thyerje të gishtit të tij, kurse Benzema ka arritur që luante tërë ndeshjen kundër Sevillas.
Megjithatë, vendimi për ta operuar apo jo gishtin e tij ende është në pikëpyetje. Pjesë e testit ka qenë edhe ndeshja e tij kundër Sevillas, ku Bezema ka arritur që të luajë pa asnjë problem gjatë tërë ndeshjes./Periskopi/



